Griezmann shokon Atleticon: Dua të luajë në këtë ligë

Antoine Griezmann dëshiron të luajë në elitën e futbollit francez.

Sport

04/06/2016 19:34

Në një prononcim për “Goal.com”, ylli i Atletico Madridit nuk hezitoi të pranojë faktin se dëshiron të kthehet për të luajtur në vendlindje.

“Të kthehem në Francë? Pse jo. Sigurisht që do të doja një ditë të luaja në Francë”, deklaroi Griezmann, përcjellë “Lajmi.net”.

“Te cili klub? Nuk kam asnjë ide. Kam qenë i dhënë pas Olympique Marseille, ndërsa në anën tjetër e kam mikun tim Lacazette në Lyon”, shtoi francezi.

Ai është duke u kërkuar me ngulm nga klubi tjetër francez, Paris Saint Germain.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.