Griezmann nuk është në bisedime me Athletic Bilbaon
Antoine Griezmann ka demantuar zërat që e lidhin atë me një kalim të mundshëm tek Athletic Bilbao.
Sport
Vetë lojtari ka deklaruar se aktualisht është i fokusuar vetëm tek,Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.
Siç bën të ditur Fabrizio Romano, sulmuesi nuk e ka konsideruar asnjëherë si mundësi transferimin e tij te “Baskët”.
Ndonëse nuk është në formën më të mirë, Griezman është i vendosur të qëndrojë edhe më tutje në “Wanda Metropolitano” (ku po qëndron si i huazuar) për të luftuar që ta blindojë një vend në formacionin bazë.
Francezi është pronësi të Barcelonës, kontrata me të cilën i skadon në verën e vitit 2024.
Gjithsesi, nëse Diego Simeone është i kënaqur me paraqitjet e lojtarit këtë sezon, si pjesë të marrëvëeshjes e ka edhe opsionin e blerjes, të cilin mund ta vërë në lojë. /Lajmi.net/