Griezmann dëshiron qëndrimin te Atletico Madrid

Sulmuesi Antoine Griezmann ka pranuar se dëshiron të qëndrojë te Atletico Madrid.

Sport

09/01/2022 21:44

Francezi është huazim te “Los Rijoblancos” për pjesën e mbetur të sezonit, pasi u rikthye ngase nuk gjeti formën te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja ishte huazim me mundësi vazhdimi për 12 muaj, e pastaj blerje në vitin 2023 për 40 milionë euro.

Edhe Griezmann është i hapur për qëndrimin te Atletico, ngase dëshiron të jetë një lojtar i rëndësishëm në formacionin e Diego Simeone.

“Doja të luaja me Simeonen sërish te Atletico. Kjo është ajo që doja më së shumti. E vërteta është që jam duke e shijuar rikthimin dhe shpresoj të vazhdoj”.

“Shpresoj që Atletico të më dojë sa më shumë që mundëm të jem në të nivel që kërkojnë dhe të shkruajmë një tjetër histori të bukur”.

Griezmann deri me tani ka shënuar tetë gola në 19 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/