Grevisti i vetëm shqiptarë para institucioneve të Maqedonisë

Sot është dita e katërt nga greva e urisë së analistit shqiptar nga Maqedonia, Suad Misini, para institucioneve në Shkup.

Lajme

17/06/2015 17:22

Përmes kësaj greve, Misini po kërkon nga qeveria maqedonase lirimin e të burgosurve në Gazi Babë.

Ai sot ka thënë se mosrealizimi i kërkesave nga ana e institucioneve, do ta shtyjë atë të radikalizojë grevën.

“Sot është dita e katërt nga greva e urisë. Qeveria nuk u përgjigj ndaj kërkesës time të tretë: çlirimin e të burgosurve në Qendrën në Gazi Babë dhe mbylljen e saj”.

“Situate në Qendër është e padurueshme dhe menjëherë duhet që të realizohet. Kërkoj nga kryeministri Nikolla Gruevski që publikisht ta tregoj qëndrimin e tij për këtë çështje në afat prej 24 orëve: nëse kjo krizë do të zgjidhet ose jo”.

“Përderisa vihet deri te vendimi përfundimtar, greva ime do të radikalizohet, jo vetëm buka, por edhe uji do të përjashtohet. Njashtu do t`i refuzoj barërat, nëse gjendja ime shëndetësore keqësohet”, shkruan Misini.