Greva e punëtorëve teknik të Kuvendit të Kosovës, një grua përfundon në spital

Shumë punëtorë teknik të Kuvendi të Kosovës janë duke grevuar prej disa javësh, saktësisht që nga 17 shtatori. Pakënaqësitë e tyre në lidhje me pagën dhe kushtet e tjera i kanë bërë që këta të fundit të mos pranojnë të punojnë më me këto kushte. Kryetari i Shoqatës së punëtorëve në sektorin privat, Jusuf Azemi…

Lajme

23/10/2024 14:58

Shumë punëtorë teknik të Kuvendi të Kosovës janë duke grevuar prej disa javësh, saktësisht që nga 17 shtatori.

Pakënaqësitë e tyre në lidhje me pagën dhe kushtet e tjera i kanë bërë që këta të fundit të mos pranojnë të punojnë më me këto kushte.

Kryetari i Shoqatës së punëtorëve në sektorin privat, Jusuf Azemi pak më parë ka njoftuar se si shkak i kësaj greve një grua ka pësuar lëndime të mëdha dhe nga ora 9 në mëngjes e deri tani po vazhdon të trajtohet në Emergjencë të QKUK-së.

Sipas informatave të Azemit, doktori përgjegjës ka njoftuar se personi në fjalë ka presion psikik dhe si shkak ka pasur edhe këtë problem.

Ai theksoi se 279 euro s’po u dalin as për jetesë e barna.

Postimi i plotë:

Sotë pas 37 dite grevë në kuvendin e Kosovës, të lartpërmendurit arritën që një punëtore ta bëjnë për spital me injorimin e tyre karshi këtyre grevisteve , sipas mjekëve kjo grue ka pësuar lëndime të mëdha dhe që nga ora 9 e deri tani kjo po trajtohet në Emergjencë- QKUK. Sipas deklarimit të mjekut ky person ka presion psiqik , pse ka ardh deri te kjo sigurish do e spjegoi vetë ajo , se sa ka qenë i rëndë rasti sigurisht se dinë më së miri me spjegu sigurimi i Kuvendit i cili me veprimet e tyre janë për qdo lavdat , e ngrata i ndodhi kështu sepse 279 eu spoi dalin për jetesë , barna. Kjo osht mirëqenia e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës , kështu trajtohemi ne./Lajmi.net/