Greqia nuk shkoi në finale, flet Eleni: U mërzita, është atdheu im
Eurovizion 2018 mbrëmë u mbajt në Lisbonë ku konkurruan 19 shtete përfshirë edhe Shqipërinë.

ShowBiz
Ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ajo e cila e ka përfaqësuar Qipron, shkruan lajmi.net
Pas mbrëmjes në një koncerencë për media ajo ka thënë se do ta bëjë më të mirën e mundshme për vendin që përfaqëson.
“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që më jepni. Do mundohem të bëj histori për Qipron. Nëse nuk e bëj, sërish do jem e lumtur sepse kjo aventurë është e mrekullueshme për mua”, tha ajo.
Pavarësisht kësaj Eleni është prekur që Greqia nuk ka arritur të shkoj në finale dhe kur u pyet nga gazetarët grek se si e bëri të ndihet ky fakt ajo tha se ka qarë.
”Në fakt nuk e dëgjova që unë kisha kaluar në finale. Po mendoja ku është kamera, pastaj pashë kamerën dhe u emocionova që kalova në finale. Po vrapoja si e çmendur, me taka të larta dhe kur u ktheva po pyesja Greqia, Greqia? Dhe pashë që Greqia nuk kishte kaluar në finale, isha gati të qaja. Më vjen shumë keq, edhe për shtetet e tjera, por Greqia është atdheu im. Do doja gjërat të ishin ndryshe”, ka përfunduar ajo./Lajmi.net/