Grenell uron 28 Nëntorin, falënderon shqiptarët që votuan për Donald Trump
Ish i dërguari amerikan i presidentit ,Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë Grenell është shprehur se është mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve – Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ai tutje ka shprehur falënderim të vecantë për shqiptarët e Michiganit që votuan Trumpin…
Lajme
Ish i dërguari amerikan i presidentit ,Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
Grenell është shprehur se është mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve – Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Ai tutje ka shprehur falënderim të vecantë për shqiptarët e Michiganit që votuan Trumpin për president.
“Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Jemi mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve tona. Dhe një falenderim i veçantë për shqiptarët amerikanë në Michigan që votuan për DonaldT rump dhe ndihmuan në fitimin e shtetit për MAGA.” – ka shkruar Grenell në platformën “X”./Lajmi.net/