​Grenell: Trump dëshiron paqe por Evropa riarmatoset

Richard Grenell, i dërguari për misione speciale i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka cituar një deklaratë të presidentit amerikan se ata duan paqe, derisa Evropa thotë bën plane për riarmatosje dhe luftë. “Trump: Ne duam paqe. Evropa: le të riarmatosemi dhe të luftojmë. A mund të pajtohemi të gjithë tani që Evropa duhet të…

Bota

04/03/2025 18:52

Richard Grenell, i dërguari për misione speciale i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka cituar një deklaratë të presidentit amerikan se ata duan paqe, derisa Evropa thotë bën plane për riarmatosje dhe luftë.

“Trump: Ne duam paqe. Evropa: le të riarmatosemi dhe të luftojmë. A mund të pajtohemi të gjithë tani që Evropa duhet të ishte riarmatosur midis 2014-2020 pas pushtimit të parë rus të Krimesë dhe para pushtimit tjetër nën Joe Biden?!”, ka shkruar Grenell në X, derisa ka shpërndarë një video të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne jetojmë në kohë të rrezikshme, siguria e Evropës është seriozisht e kërcënuar, pyetja tani është nëse do të jemi në gjendje të reagojmë me shpejtësinë e nevojshme”. Këtë e tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pak ditë përpara samitit të jashtëzakonshëm për mbrojtjen, duke paraqitur planin 5-pikësh të ReArm Europe.

Presidenti Donald Trump zgjodhi këshilltarin e vjetër për politikën e jashtme Richard Grenell për të shërbyer si i dërguar për misione speciale. Ai do të jetë I përfshirë edhe në dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga BE.