Grenell – Presidentes sllovene pasi mbrojti Zelenskyn: Ju jeni anëtarët e NATO-s që shpenzoni më së paku për mbrojtje

Emisari amerikan për misione speciale, Richard Grenell i ka reaguar presidentes së Sllovenisë, Natasha Musar, pasi kjo ishte në mesin e liderëve evropianë që i dolën në mbrojtje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai ka thënë se Sllovenia është anëtari i NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje.…

Bota

01/03/2025 10:38

Emisari amerikan për misione speciale, Richard Grenell i ka reaguar presidentes së Sllovenisë, Natasha Musar, pasi kjo ishte në mesin e liderëve evropianë që i dolën në mbrojtje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai ka thënë se Sllovenia është anëtari i NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje.

“Në fakt, ju jeni një nga anëtarët e NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen.

Ju u zotuat të paguani 2% në 2014, por ende paguani vetëm 1.29%.

Asgjë nuk e dëmton NATO-n më shumë sesa të mos paguani pjesën tuaj” – ka shkruar Grenell.