Grenell pas paralajmërimit të Thaçit: Shumë shpejtë do të hiqet reciprociteti dhe do të rifillojë dialogu

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të rifillojë dialogu.

Lajme

19/04/2020 16:45

I dërguari i presidentit amerikan Dondalt Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mirëpritur paralajmërimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për hapat e mëtejmë për qeverinë e re.

Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur se pas heqjes së masës së reciprocitetit, e që shpreson të ndodhë javën që vjen, menjëherë do të rifillojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Sapo të hiqen tarifa/reciprociteti (ndoshta këtë javë?) dialogu rifillon intensivisht. Kam folur me liderët në Kosovë dhe Serbi për ta bërë të qartë se duhet të fillojnë ta ndërtojnë besimin që sot për të qenë gati – dhe ata ma kanë konfirmuar se ashtu do të bëjnë. Më shumë detaje së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Theksojmë se presidenti Thaçi, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të marrë hapat kushtetues për të krijuar qeverinë e re. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Paralajmëron presidenti: Javën e ardhshme hapat e fundit për të mundësuar formimin e një qeverie të re