Grenell: Nuk e pranojmë vendimin e Kurtit për taksën – ai po bën një gabim serioz
I Dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA-ve për dialogun Kosovë - Serbi më në fund ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për largim të pjesërishëm të taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Lajme
Grenell është shprehur se nuk e pranon vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se pozicioni i SHBA-ve është i qartë sa i përket tarifave: Ato duhet të largohen krejtësisht.
“Zotri Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe këtë ia kemi bërë të qartë edhe presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Grenell.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është i qartë; tarifat duhet të largohen krejtësisht. Zotri Kurti është duke bërë gabim serioz – këtë ia kemi bërë të qartë edhe presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë. /Lajmi.net/
We do not support Prime Minister Kurti’s half measure. Our position is quite clear: the tariffs must be completely dropped. Mr Kurti is making a serious mistake – and that was made clear to President Thaci at the White House today.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 27, 2020