Grenell kërkon shkarkimin e gazetarëve të “Zërit të Amerikës”
Emisari i misioneve të veçanta të presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka komentuar një shkrim të gazetës njujorkeze, e cila ka raportuar se gazetarët e Zërit të Amerikës janë duk u hetuar për komentet kritike ndaj Trumpit. Grenelli ka thënë se Zëri i Amerikës paguhet nga taksat e amerikanëve për të shtyrë përpara politikat…

Bota
Emisari i misioneve të veçanta të presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka komentuar një shkrim të gazetës njujorkeze, e cila ka raportuar se gazetarët e Zërit të Amerikës janë duk u hetuar për komentet kritike ndaj Trumpit.
Grenelli ka thënë se Zëri i Amerikës paguhet nga taksat e amerikanëve për të shtyrë përpara politikat e SHBA-së.
“President i SHBA-së është Donald Trumpi dhe politikat e tij janë votuar nga populli amerikan. Nëse stafi i Zërit të Amerikës nuk mund të shtyjë politikat amerikane atëherë duhet të shkarkohet. Nuk janë të pavarur”, ka shkruar Grenelli në një postim në “X”.
Zëri i Amerikës operon edhe në trojet shqiptare, gjithashtu ka një edicion të veçantë në gjuhën shqipe.
Voice of America is a U.S. taxpayer funded tool to push U.S. policies.
The United States President is Donald Trump and his polices were voted for by the American people.
If VOA staffers can’t push official U.S. policy then they should be fired.
They aren’t independent… https://t.co/SnRUHCOXrB
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 1, 2025