Grenell i reagon ashpër REL-it për një artikull në lidhje me Thaçin dhe Specialen: Po paguajmë për drejtësi dhe raportime të rrejshme

Emisari për misione speciale i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër një artikull të publikuar nga Radio Evropa e Lirë rreth procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë).…

Lajme

16/04/2025 15:51

Emisari për misione speciale i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër një artikull të publikuar nga Radio Evropa e Lirë rreth procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Kush po i redakton këta artikuj të REL? Rreshti i parë thotë “Prej dy vitesh” prokurorët i janë vënë pas Hashim Thaçit. Dy vjet? Jo. Krimet e supozuara janë të vitit 1998. Gjykata filloi në vitin 2016. Thaçi u arrestua në vitin 2020”, ka shkruar Grenell.

Grenell tha se amerikanët po paguajnë për “drejtësi dhe raportime të rreme”.

“Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë. Ne po paguajmë për një gjyq të rremë dhe raportim të rremë të gjyqit”./Lajmi.net/