Grenell e nis me kritika ndaj Kosovës: Për katër vite komplimentuat Biden, pse tash po ankoheni?
Emisari i SHBA-ve për Misione të Posaçme, Richard Grenell e ka nisur mandatin e tij të dytë në Administratën Trump me kritika ndaj Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Konjufca ishte ankuar për Administratën Biden duke thënë se e la Kosovën në pozitë të disfavorshme ndaj Serbisë, teksa Grenell iu përgjigj me kritikë kësaj…
Lajme
Emisari i SHBA-ve për Misione të Posaçme, Richard Grenell e ka nisur mandatin e tij të dytë në Administratën Trump me kritika ndaj Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Konjufca ishte ankuar për Administratën Biden duke thënë se e la Kosovën në pozitë të disfavorshme ndaj Serbisë, teksa Grenell iu përgjigj me kritikë kësaj deklarate të Konjufcës, transmeton lajmi.net.
“Këta shpenzuan katër vite duke komplimentuar Joe Biden-in dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre. Pse nuk u ankuan më parë?”, ka shkruar Grenell në një reagim në “X”.
Kujtojmë që Trump ka mandatin e dytë si president i SHBA-ve, teksa në mandatin e parë i kishte dhënë prioritet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. Një marrëveshje e tillë u arritë në atë kohë ku nënshkruante Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vucic./Lajmi.net/