Grenell dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve: Të respektohet në plotni vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë kanë reaguar pas verdiktit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e Thaçit për mandatimin e Avdullah Hoti për formimin e qeverisë së re pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocionin e mosbesimit.

Lajme

30/05/2020 08:12

Gjykata ka vendosur se dekreti i presidentit Thaçi është në përputhje të plotë me Kushtetutën, shkruan lajmi.net.

E lidhur me këtë vendim, pas reagimeve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar edhe SHBA dhe BE.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar edhe i Dërguari Special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell i cili ka thënë se të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e kësaj Gjykate.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur zbatimin e sistemit drejtësor në Kosovë – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon.”, thotë reagimi i Grenell.

E këtij reagimi të Grenell i është bashkangjitur edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve të cilët shprehin të njëjtin konstatim.

“Qëndrimi i të Dërguarit Special Richard Grenell në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje të gjitha palëve të respektojnë vendimin e Gjykatës.”, thotë konstatimi i NSC.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme e cila aktualisht nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe sipas deputetit Artan Abrashi janë “duke shqyrtuar format e kundërshtimit të vendimit”. /Lajmi.net/