Gregg Popovich jep vendim final për karrierën e tij

11:55 | 1 Maj 2019

Një nga trajnerët më me prespektivë në NBA, Gregg Popovich ka marrë një vendim final rreth së ardhmes së tij.

ESPN raporton se ai ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare me San Antonio Spurs.

Për Popovich ky do të jetë sezoni i 24-të në NBA dhe do mbetet trajneri më i paguar në ligën më atraktive të basketbollit në botë, transmeton lajmi.net.

Në këtë edicion, Spurs u mposht në ‘’play-off’’ nga Denver Nuggets me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Ndryshe, 70-vjeçari ka fituar pesë herë titullin e kampionit të NBA dhe ka realizuar 1245 fitore. /Lajmi.net/