Greg Delawie: Muret nuk i bashkojnë njerëzit në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë Dreg Delawie konsideron se ndërtimi i mureve nuk i bashkon njerëzit në Kosovë.

Lajme

16/12/2016 16:15

E ardhmja sipas tij, duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim, përcjell lajmi.net.

Kështu ka shkruar ambasadori amerikan në rrjetin social Twitter duke iu referuar murit që është ndërtuar në Mitrovicë, e për të cilin vazhdimisht po ka deklarata kundërthënëse të asaj se çfarë pritet të ndodh me të. /Lajmi.net/