Grealish mungon te Man City, shkaku i një lëndimi
Jack Grealish nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester City për ndeshjen ndaj Newcastle United. Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit sulmues, Grealish, për ndeshjen e ditës së sotme. Lojtari anglez, sipas mediave angleze, është lënë jashtë skuadrës së City, si pasojë e një lëndimi. Nuk dihet…
Sport
Jack Grealish nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester City për ndeshjen ndaj Newcastle United.
Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit sulmues, Grealish, për ndeshjen e ditës së sotme.
Lojtari anglez, sipas mediave angleze, është lënë jashtë skuadrës së City, si pasojë e një lëndimi.
Nuk dihet se sa serioz është lëndimi i Grealish dhe sa do të qëndrojë jashtë fushave 100 milionëshi.
Pozitën e Grealish në anën e majtë të sulmit do ta zë Phil Foden. /Lajmi.net/