Shoqata e Grave Orkide, e cila është themeluar një vit më parë dhe e cila me mbi 100 anëtarë ofron kurse të ndryshme për gra, seminare dhe shëtitje kulturore, ka thurur në mënyrë artizanale shalla me zbukurim me degë ulliri për shkak të motit të ftohtë në rajonin ku realizohet operacioni i ushtrisë turke.
Gratë nga kjo shoqatë kanë përgatitur afër 50 shalla për ushtarët turq.
Kryetarja e shoqatës, Sevgi Kervan, për AA tha se ushtarët turq gjenden në një detyrë të shenjtë.
“Ne thurëm shalla për t’ua dërguar ushtarëve tanë mbështetjen e grave dhe nënave tona nga Kosova dhe Prizreni”, tha Kervan.
“Duke i dërguar shallat për ushtarët në Afrin, në të njëjtën kohë i dërgojmë edhe lutjet tona dhe ngrotësinë tonë për ushtarët në shenjë simbolike”, shtoi ajo.
Kervan tha se aktivitetet e këtilla solidarizuese do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Siç dihet, Turqia gjithnjë ishte në anën e Kosovës, ndërsa edhe ne si Kosovë, duam edhe njëherë të bëjmë të ditur se jemi në anën e Turqisë”, theksoi Kervan.
Ndërkaq, mësuesja e penzionuar Nazire Gushla, anëtare e shoqatës, tha se me shallat që kanë thurur kishin synim të tregojnë se janë në anën e ushtarëve në Operacionin Dega e Ullirit.
“Zoti i ruajtë. U kthefshin shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre. Shallat i thurim që të mos kenë të ftohtë, t’i mbajnë gjithnjë me vete”, theksoi Gushla.
Pas përfundimit, shallat i janë dorëzuar kryekonsulles së Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.