Gratë e reja që pinë duhan janë më të rrezikuara nga kanceri në gji

Hulumtimi gjeti se gratë e reja të cilat kanë pirë duhan për më shumë se dhjetë vite, kanë më shumë shanse të zhvillojnë kancer në gji se sa gratë e tjera.

Lifestyle

26/08/2015 13:17

Pirja e duhanit ndikon dukshëm që gratë e reja të vdesin nga kanceri në gji, thotë studimi i ri.

Studimi përfshiu 848 pacientë të cilët ishin kontrolluar nga viti 2000 deri më 2010. Hulumtimi gjeti se gratë e reja të cilat kishin pirë duhan për më shumë se 10 vite ishin më të rrezikuara nga kanceri në gji, se sa gratë që nuk kishin pirë, transmeton Lajmi.net.

Rritja e rrezikut nga kanceri në gji tek gratë e reja ishte më e dukshme në ato gra të cilat kanceri i synonte estrogjenin dhe progesteronin, gjeti studimi.

Kjo ndodh për shkak të duhanit, thotë Yuko Minami nga Universiteti i Mjekësisë Sendai në Japoni. Ai tha se ky studim mbetet shpresë që të ulen rastet me kancer në gji tek gratë që pinë duhan. (Lajmi.net)