Gratë e Krushës bën thirrje që ministri t’u kërkojë falje publike, ky i fundit publikon fotografi me Kurtin pa thënë asgjë
Korporata Bujqësore “KRUSHA” e drejtuar nga Fahrije Hoti, ka mbajtur sot një konferencë për media. Gjatë kësaj konference, Fahrije Hoti deklaroi se kurrë s’ka pranuar asnjë ftesë nga gjykata dhe se ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka gënjyer. Ajo madje kërkoi nga ministri Peci që të kërkoj falje publike ndaj saj dhe grave të Krushës.…
Lajme
Korporata Bujqësore “KRUSHA” e drejtuar nga Fahrije Hoti, ka mbajtur sot një konferencë për media.
Gjatë kësaj konference, Fahrije Hoti deklaroi se kurrë s’ka pranuar asnjë ftesë nga gjykata dhe se ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka gënjyer.
Ajo madje kërkoi nga ministri Peci që të kërkoj falje publike ndaj saj dhe grave të Krushës.
Hoti deklaroi se asnjëherë askush s’i ka ofenduar ato sikur ministri Peci.
E pak minuat pasi ajo u deklarua për media, ministri Peci sikur deshi të përgjigjet ndryshe duke treguar se ka “përkrahjen” e kryeministrit Albin Kurti.
Ai publikoi një fotografi në mes të asgjëje, bashkë me Kurtin si mesazh miratues për veten pas deklaratës së Fahrije Hoti.
Ministri Peci së fundi ka qenë ministri më i komentuar sa i përket “skandaleve” në kuadër të punës ë tij si ministër.
Punësime, nepotizëm i lartë e grante për familjarë e miq të ndryshëm u dhanë përmes kësaj ministrie./Lajmi.net/
Fahrije Hoti: Ministri Peci të kërkojë falje publike, kurrë s’kam marrë ndonjë ftesë nga gjykata