Graqanicë: Arrestohet një i dyshuar pasi kanosi me granatë dore një person tjetër

Një person është arrestuar dje në Graqanicë, pasi ka kanosur me granatë dore një person tjetër. Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë, shkruan lajmi.net. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Graqanicë, 22.07.2026 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur me granatë…

Lajme

23/07/2026 09:08

Një person është arrestuar dje në Graqanicë, pasi ka kanosur me granatë dore një person tjetër.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë, shkruan lajmi.net. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë, 22.07.2026 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur me granatë dore viktimën mashkull kosovar. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raport 24 orësh. /Lajmi.net/