Granit Xhaka përfshihet në “Ekipin e Vitit” në Bundesligë
Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal. Ndonëse i munguan sukseset ekipore, për dallim nga edicioni i paharrueshëm 2023/24, ylli kosovar megjithatë ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe në edicionin 2024/25. Për këtë, “Opta” e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në “Ekipin e Vitit”, të cilin e publikoi sot “Livescore”. Ish-futbollisti i…

Sport
Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal.
Ndonëse i munguan sukseset ekipore, për dallim nga edicioni i paharrueshëm 2023/24, ylli kosovar megjithatë ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe në edicionin 2024/25.
Për këtë, “Opta” e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në “Ekipin e Vitit”, të cilin e publikoi sot “Livescore”.
Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit e gjen veten në mesfushë përkrah yjeve si Kimmich e Wirtz në mesfushën me tre, ndërsa përpara tyre gjenden Olise, Kane e Schick.
Mbrojtja përbëhet nga katërshja: Ryerson, Tah, Upamecano e Davies, kurse në portë është vendosur Dahmen.