Granit Xhaka i kushton poezi nënës për ditëlindje (Foto)

Granit Xhaka ka publikuar disa rreshta në rrjetet sociale për ta uruar me fjalët më të mira nënën e tij për ditëlindje.

ShowBiz

14/11/2016 12:14

Postimin e ka shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët të tij me vëllanë, Taulantin dhe nënën e tyre.

Këto janë rreshtat që Xhaka ia ka kushtuar nënës së tij:

A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.
Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.
Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.
Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.
Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.
Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.
Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.
Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.
Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.
Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty.

ggr