Grainca për rritjen e penzioneve: “Falë ndaljes së korrupsionit e praktikave të mëhershme u mundësua rritja e pensioneve”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca ka uruar pensionistët për rritjen prej 20% të pensioneve. Përmes një postimi në Facebook, Grainca lavdëroi punën që është bërë gjatë mandatit duke thënë se “falë ndaljes së korrupsionit e praktikave të mëhershme, tash është e mundur të ndihmohen shtresat shoqërore e të gjitha kategoritë e qytetarëve, siç përfshihet…

Lajme

07/10/2024 17:29

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca ka uruar pensionistët për rritjen prej 20% të pensioneve.

Përmes një postimi në Facebook, Grainca lavdëroi punën që është bërë gjatë mandatit duke thënë se “falë ndaljes së korrupsionit e praktikave të mëhershme, tash është e mundur të ndihmohen shtresat shoqërore e të gjitha kategoritë e qytetarëve, siç përfshihet rritja e sotme e pensioneve”.

Politikat e mira dhe mirëmenaxhimi që nga fillimi i mandatit po jep rezultate konkrete. Falë ndaljes së korrupsionit e praktikave të mëhershme, tash është e mundur të ndihmohen shtresat shoqërore e të gjitha kategoritë e qytetarëve, siç përfshihet rritja e sotme e pensioneve. Urime të gjithë pensionistëve të Republikës së Kosovës. Shëndet e jetë të gjatë!”, ka shkruar Grainca. /Lajmi.net/