Graçanicë: Një person e mashtroi dhe e bindi t’ia jep mbi 1 mijë e 400 euro, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Graçanicë, pasi që dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i pasurisë së huaj”. Siç ka raportuar një grua në Polici, një person e ka mashtruar dhe e ka bindur djalin e saj që të tërhe 1 mijë e 485 euro nga banka dhe t’ia jep të dyshuarit. I dyshuari pas…

Lajme

10/12/2025 09:03

Një person është arrestuar dje në Graçanicë, pasi që dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i pasurisë së huaj”.

Siç ka raportuar një grua në Polici, një person e ka mashtruar dhe e ka bindur djalin e saj që të tërhe 1 mijë e 485 euro nga banka dhe t’ia jep të dyshuarit.

I dyshuari pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë 26.11.2025 – 10:00. Më 09.12.2025 Ankuesja femër kosovare së bashku me djalin e saj, është paraqitur në stacion policor dhe ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka mashtruar djalin e saj duke e bindur të tërheq para nga banka në vlerë 1485 € për t’i dhënë të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/