Grabitje në Rahovec – rojen e lidhin për një pemë

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Rahovec, ku tre persona të dyshuar kanë hyrë në një kompani private dhe kanë sulmuar rojen e sigurisë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur tre persona të maskuar, njëri prej tyre i armatosur me armë të shkurtër,…

Lajme

31/10/2025 09:26

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Rahovec, ku tre persona të dyshuar kanë hyrë në një kompani private dhe kanë sulmuar rojen e sigurisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur tre persona të maskuar, njëri prej tyre i armatosur me armë të shkurtër, kanë hyrë në oborrin e kompanisë ku ndodhej roja. Ata e kanë lidhur viktimën për një pemë, dhe më pas kanë depërtuar përmes dritares në objekt, transmeton lajmi.net.

Aktualisht nuk dihet se çfarë kanë arritur të marrin nga kompania, ndërsa viktima nuk ka raportuar lëndime fizike. Me urdhër të prokurorit të rastit, policia ka inicuar rastin “Grabitje” dhe ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Raporti i plotë:

GRABITJE

Rahovec / 30.10.2025 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës roje në një kompani private aty kanë hyrë tre persona të dyshuar (njëri me armë të shkurtë) dhe pasi e kanë lidhur viktimën për një peme në oborr, të dyshuarit kanë depërtuar përmes dritares në objekt dhe nuk dihet çfarë kane arritur te marrin. Viktima nuk ka deklaruar lëndime, kurse ne konsultim me prokurorin është iniciuar rasti./lajmi.net/