Grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme, është raportuar për një vjedhje në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Lajme

29/03/2017 15:28

Sipas policisë, tre viktima, dy meshkuj dhe një femër, punëtorë në një pompë derivatesh kanë raportuar se të dyshuar të panjohur nën kanosjen e armëve kanë grabitur 130 euro para të gatshme.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarje me një Audi A3.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet. /Lajmi.net/