Grabitje në një këmbimore në Pejë, dy persona të maskuar nën kërcënimin e thikës marrin një shumë parash
Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 15:45 në një këmbimore në Pejë. Punëtorja e kësaj këmbimore ka deklaruar se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e thikës kanë arritur të marrin një shumë parash. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi. “Rreth orës 15:45 policia është informuar për…
Lajme
Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 15:45 në një këmbimore në Pejë.
Punëtorja e kësaj këmbimore ka deklaruar se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e thikës kanë arritur të marrin një shumë parash.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:45 policia është informuar për një rast grabitje në një këmbimore. Sipas deklaratës së punëtores dy persona të maskuar, njëri prej tyre kishte edhe armë të ftoftë thikë kanë arritur të marrin një shumë parash”, tha Gashi.
Ai shtoi se punëtorja ka deklaruar se nuk e di shumën e saktë të parave që i janë grabitur, derisa personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.
Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me veprimet e tjera hetimore.