Grabitje në një dyqan në Prishtinë, vidhen rreth 300 euro

Një rast grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në një dyqan në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:45, në Prishtinë një grua ka raportuar se në dyqanin ku punon, ka hyrë një i dyshuar i panjohur dhe duke e kanosur atë me armë. Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se…

Lajme

13/02/2025 09:56

Një rast grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në një dyqan në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:45, në Prishtinë një grua ka raportuar se në dyqanin ku punon, ka hyrë një i dyshuar i panjohur dhe duke e kanosur atë me armë.

Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se i njëjti ka marrë paratë e pazarit ditor në vlerë rreth 300€.

I dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur, derisa nuk raportohet për të lënduar.

Rasti në hetime. /Lajmi.net/