Grabitje me thikë në një pompë derivatesh në Prishtinë, merren mbi 2,500 euro

Dy persona të maskuar kanë grabitur mbi 2 mijë e 500 euro në një pompë derivatesh në Prishtinë, pasi kanë kërcënuar punonjësit me thikë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, rreth orës 02:50, në rrugën “Ramiz Cernica”. Dy punëtorë të pompës kanë…

Lajme

21/06/2026 09:13

Dy persona të maskuar kanë grabitur mbi 2 mijë e 500 euro në një pompë derivatesh në Prishtinë, pasi kanë kërcënuar punonjësit me thikë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, rreth orës 02:50, në rrugën “Ramiz Cernica”.

Dy punëtorë të pompës kanë raportuar se derisa ndodheshin në vendin e tyre të punës, në objekt kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë) kanë arritur të marrin para të gatshme në vlerë prej 2,539.64 eurosh.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka iniciuar rastin si “Grabitje”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve janë në vazhdim. /Lajmi.net/