Grabitje e rëndë në Drenas – Vidhen rreth 30 armë zjarri nga një poligon shenjëtarie
Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të 31 korrikut 2025 në komunën e Drenasit, ku persona të maskuar kanë depërtuar me forcë në një poligon të shenjëtarisë. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:29, kur të dyshuarit kanë hyrë me dhunë në objekt dhe kanë…

Lajme
Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të 31 korrikut 2025 në komunën e Drenasit, ku persona të maskuar kanë depërtuar me forcë në një poligon të shenjëtarisë.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:29, kur të dyshuarit kanë hyrë me dhunë në objekt dhe kanë arritur të vjedhin rreth 30 armë zjarri të vogla, të kalibrave të ndryshëm. Vlera e përgjithshme e armëve të vjedhura konsiderohet të jetë e lartë, transmeton lajmi.net
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa ekipet relevante janë në terren për të mbledhur prova dhe identifikuar të dyshuarit. Deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./lajmi.net/