Grabitje e armatosur në Prizren, Policia arreston tre të dyshuar – Iu sekuestrohen prova për rastin
Mbrëmë pas mesnate, Policia në Prizren ka pranuar një ankesë në lidhje me një grabitje. Sipas viktimave, tre persona të maskuar dhe të armatosur me thikë e pistoleta, duke i kanosur kanë marrë një shumë parash që ata kishin me vete. Policia ka identifikuar katër persona të dyshuar. I dyshuari Nr.1 është arrestuar pranë një…
Lajme
Mbrëmë pas mesnate, Policia në Prizren ka pranuar një ankesë në lidhje me një grabitje.
Sipas viktimave, tre persona të maskuar dhe të armatosur me thikë e pistoleta, duke i kanosur kanë marrë një shumë parash që ata kishin me vete.
Policia ka identifikuar katër persona të dyshuar.
- I dyshuari Nr.1 është arrestuar pranë një lokali në Prizren. Gjatë bastisjes, në trupin e tij është gjetur një armë, ndërsa në automjetin e tij janë gjetur një armë tjetër, dy maska, doreza dhe rroba të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.
- Me një plan taktik të mbështetur nga njësit tjera, edhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar në një lokacion tjetër në Prizren.
- Me urdhër të Prokurores së rastit, janë realizuar bastisje në shtëpitë e njërit prej të dyshuarve dhe në një lokal, ku janë gjetur prova shtesë.
“Dy nga të dyshuarit, në prezencë të avokatëve mbrojtës, kanë pranuar veprën e kryer. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit: K.K. (20 vjeç), Sh.G. (20 vjeç), L.G. (36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari i katërt, V.S., nuk është hasur në shtëpi dhe aktualisht gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve – Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/