Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës, hajnin me maskë po e kërkon Policia

Një grabitje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku cak ishte një pompë e derivateve. Një person i maskuar në kërcënimin e armës ka kryer grabitjen, ndërkaq punëtorët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për…

Lajme

24/06/2025 09:39

Një grabitje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku cak ishte një pompë e derivateve.

Një person i maskuar në kërcënimin e armës ka kryer grabitjen, ndërkaq punëtorët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se person i maskuar ka grabitur një shumë të parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Me datën 24 qershor 2025, , rreth orës 01:25, Policia ka pranuar informatën se në një pompë te derivateve në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informatat dhe hetimet fillestare, dyshohet se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë Avni Zahiti- zëdhënës i PK-së për rajonin e Mitrovicës.

Tutje, nga Policia thanë se janë në kërkim të personit të dyshuar për grabitje./Lajmi.net/