Grabitet me pistoletë një grua në Pejë

Një rast i grabitjes ka ndodhur dje në Pejë rreth orës 18:30 në rrugën Konstantini i Madh ku viktimë ishte një femër kosovare. Viktima ka raportuar se grabitësi me anë të pistoletës iu afrua dhe ia ka grabitur çantën e krahut në të cilën deklaroi se kishte 6-7 euro, transmeton lajmi.net. Autoritetet e rendit janë…

Lajme

03/01/2025 09:39

Një rast i grabitjes ka ndodhur dje në Pejë rreth orës 18:30 në rrugën Konstantini i Madh ku viktimë ishte një femër kosovare.

Viktima ka raportuar se grabitësi me anë të pistoletës iu afrua dhe ia ka grabitur çantën e krahut në të cilën deklaroi se kishte 6-7 euro, transmeton lajmi.net.

Autoritetet e rendit janë njoftuar për rastin teksa policia është në hetim për gjurmimin e autorit i cili është larguar në drejtim të panjohur.

Raporti policor:

Rr. Konstantini i Madh, Pejë 02.01.2025 – 18:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

/lajmi.net/