Grabitësit dështojnë në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore
Policia ka njoftuar se dje ka pasur një tentim grabitje në një pompë në Obiliq. Dy persona kanë thyer xhamin e kabinës por nuk kanë arritur të marrin asgjë dhe janë larguar. Punëtori ka pësuar lëndime trupore. Njoftimi i plotë: TENTIM GRABITJE- Obiliq/31.05.2025-02:05. Viktima mashkull/k, punëtor në një pompë të derivateve ka raportuar se dy…

Lajme
Policia ka njoftuar se dje ka pasur një tentim grabitje në një pompë në Obiliq.
Dy persona kanë thyer xhamin e kabinës por nuk kanë arritur të marrin asgjë dhe janë larguar.
Punëtori ka pësuar lëndime trupore.
Njoftimi i plotë:
TENTIM GRABITJE- Obiliq/31.05.2025-02:05. Viktima mashkull/k, punëtor në një pompë të derivateve ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë tentuar të kryejnë grabitje duke thyer xhamin e kabinës, por nuk kanë arrit të marrin asgjë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.