Grabitën çantën me 8 mijë euro në Deçan, policia arreston tre të dyshuar

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për “grabitje me armë” në parkingun e një qendër tregtare në Deçan.

Lajme

24/01/2019 11:53

Siç njofton policia me datën 22 janar 2019, në një parking të një qendër tregtare në Deçan ka ndodhur ‘grabitje e armatosur’.

“Policia e Kosovës me të marrë informatën ka shkuar në vendngjarje, ku ka takuar viktimat e rastit, sipas tyre derisa ishin duke dërguar pazarin ditor në bankë, nga një veturë e tipit Pasat me targa vendore ka dalë i dyshuari me armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 8000 euro (tetë mijë euro), duke u larguar në drejtim të panjohur”, njofton kumtesa.

Po ashtu në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 24 janar 2019 ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë 3 (tre) persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’ dhe 2 (dy) persona të dyshuar të cilët gjenden në arrati, në kërkim policor, përcjell lajmi.net.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

* B. K. i lindur 1992 m/k/sh

* F. B. i lindur 1992 m/k/sh

* G. S. i lindur 1995 m/k/sh

Po ashtu policia njofton se gjatë bastisjes tek i dyshuari i parë janë sekuestruar si prova materiale një armë e tipit ‘Zoraki M 906-B’ dhe vetura e tipit Pasat me targa vendore e cila dyshohet se ka qenë e involvuar në rast.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Lajmi.net/