Grabitën 905 euro dhe u larguan me Golf 2 – Prokuroria në Pejë ngriti aktakuzë ndaj katër personave

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve – L.B., L.M., F.M. dhe Sh.Gj. – për veprën penale “Grabitja”, si dhe veçmas ndaj të pandehurit L.M. për mbajtje të paautorizuar të armëve, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, më 21 maj 2025, rreth orës…

Lajme

19/08/2025 14:48

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve – L.B., L.M., F.M. dhe Sh.Gj. – për veprën penale “Grabitja”, si dhe veçmas ndaj të pandehurit L.M. për mbajtje të paautorizuar të armëve, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 21 maj 2025, rreth orës 23:35, të pandehurit, të armatosur dhe të maskuar, kanë grabitur pompën e derivateve DHF në Pejë, transmeton lajmi.net

Ata kanë hyrë me forcë në objekt, kanë kërcënuar punëtorin me armë dhe i kanë marrë 905 euro, të cilat më pas i kanë ndarë mes vete. Grupi kishte përdorur një veturë Golf II për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokurori i rastit ka kërkuar dënimin e të pandehurve, si dhe konfiskimin e armës, parave të gjetura (575 euro) dhe veturës së përdorur në krim. Po ashtu, është propozuar që të dëmtuarit t’i kompensohet dëmi i shkaktuar nga kjo vepër penale.

Njoftimi i plotë: 

Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në Pejë

Pejë, 19 gusht 2025 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, për shkak të veprës penale “Grabitja” dhe kundër të pandehurit L.M. për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit me datën 21.05.2025, rreth orës 23:35min në Pejë, duke vepruar si anëtar të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në Pejë, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë, pastaj me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905€, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë.

Prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575€, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale./lajmi.net/