GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!

GP Aviation dhe PrishtinaTicket nga data 4 prill 2025 ka nisur fluturimet direkte  Prishtinë- Paris- Prishtinë. Tani çdo të hënë dhe të premte mund të udhëtoni drejt Parisit. Ky është destinacioni i 24-të ajror nga Prishtina drejt Evropës, duke shënuar një sukses të rëndësishëm në zhvillimin e transportit ajror në Kosovë.   Zgjerimi i rrjetit…

Lajme

02/06/2025 11:42

GP Aviation dhe PrishtinaTicket nga data 4 prill 2025 ka nisur fluturimet direkte  Prishtinë- Paris- Prishtinë.

Tani çdo të hënë dhe të premte mund të udhëtoni drejt Parisit.

Ky është destinacioni i 24-të ajror nga Prishtina drejt Evropës, duke shënuar një sukses të rëndësishëm në zhvillimin e transportit ajror në Kosovë.

 

Zgjerimi i rrjetit të fluturimeve ndër vite:

  • Viti 2020

Basel, Düsseldorf, Stuttgart, München

  • Viti 2021

Münster (Osnabrück), Växjö

  • Viti 2022

Nürnberg

  • Viti 2023

Berlin, Ljubljana

  • Viti 2024

Luxemburg, Hamburg, Hannover, Memmingen, Burgas, Zürich, Geneva

  • Viti 2025

Paris, Helsinki, Göteborg, Malmö, Stockholm, Köln, Dortmund, Bremen

 

Për herë të parë në 5 vitet e fundit, Aeroporti i Prishtinës po përjeton një zhvillim kaq të madh, duke krijuar mundësi të reja për mërgimtarët, turistët dhe bizneset për të udhëtuar më shpejt e më lirë drejt destinacioneve evropiane.

 

GP Aviation dhe PrishtinaTicket do të vazhdojnë edhe në vitin 2026 me hapjen e destinacioneve të reja, në funksion të mbështetjes së mërgatës, zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së vendit tonë të dashur – Kosovës.