Gotze po i kryen testet mjekësore te Eintracht Frankfurt – së shpejti pritet të nënshkruajë kontratë

Mario Gotze tanimë ka mbërritur në Frankfurt të Gjermanisë për t’i kryer testet mjekësore me ekipin gjerman, Eintracht Frankfurt.

Sport

21/06/2022 17:13

Sipas Fabrizio Romanos, pas kësaj procedure, do t’i ofrohet edhe marrëveshja formale mesfushorit, transmeton lajmi.net.

Mësohet se lojtari do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

Zyrtarizimi i tij në Bundesliga do të bëhet shumë shpejt. /Lajmi.net/