Gotze i ofrohet Milanit dhe Romës

Milan dhe Roma mund të kenë shërbimet e Mario Gotze.

Sport

06/04/2020 18:14

Ylli gjerman i futbollit, Mario Gotze, i cili aktualisht luan me Borussia Dortmund, do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni.

Gotze nuk pritet që të ketë një rinovim kontrate nga Dortmund, kështu që duhet të kërkojë skuadër të re, për aventurë të re.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Dortmund kanë ofruar Gotze te Milan dhe Roma, transmeton lajmi.net.

Lojtari lidhet me një kalim të mundshëm në kryeqytetin italian tash e disa javë, por skuadra e tij ka futur edhe Milanin në garë.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra nga Milan ose Roma do të bëjnë ofertë formale për Gotze. /Lajmi.net/