“Gotat Nalt” prej Majkut, Kreshës dhe Gjikos – Artistët kthehen me projektin e ri
Treshja e fuqishme, Majk, MC Kresha dhe Gjiko, kanë bashkuar sërish forcat për të ofruar një projekt të ri për adhuruesit e muzikës së tyre. Projekti më i ri i tyre mban titullin “Gotat Nalt”, dhe ndonëse është publikuar relativisht kohët e fundit, ka marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat, të cilët kanë mirëpritur rikthimin…
ShowBiz
Treshja e fuqishme, Majk, MC Kresha dhe Gjiko, kanë bashkuar sërish forcat për të ofruar një projekt të ri për adhuruesit e muzikës së tyre.
Projekti më i ri i tyre mban titullin “Gotat Nalt”, dhe ndonëse është publikuar relativisht kohët e fundit, ka marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat, të cilët kanë mirëpritur rikthimin e kësaj tresheje të fuqishme të skenës muzikore.
Kënga është publikuar e plotë dhe është shoqëruar me një videoklip profesional, siç ka ndodhur pothuajse gjithmonë me projektet e reja të artistëve.
