Gota e Zemajt çon Haxhiun në Prokurori

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nesër do të jap dëshminë e saj për rastin e hedhjes së gotës së qelqit në drejtim të deputetëve të opozitës nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Lajme

02/02/2016 21:57

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për këtë rast, pasi deputetja Haxhiu më 9 tetor ka ngritur kallëzim penal kundër deputetit Zemaj, veprën penale sulm.

Haxhiu në një prononcim për lajmi.net, tha se javën e kaluar ka marrë ftesë nga Prokuroria dhe nesër do të dëshmojë kundër kolegut të saj Zemaj.

“Më 9 tetor kam dërguar padi në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, kundër deputetit Armend Zemaj. Kam marrë ftesë javën e kaluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për të dëshmuar kundër deputetit Zemaj për hedhjen e gotës së qelqit në drejtim të deputetëve të opozitës dhe natyrisht që nesër në ora 10:00 do t’i përgjigjem kësaj ftese dhe do të dëshmojë kundër tij”.

Hetimet për këtë rast janë në fazën fillestare. Deputetja Haxhiu thotë se tashmë është faza e marrjes së pyetje të palëve.

“Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë është në fillim e hetime dhe tashmë është koha e marrjes në pyetje të palëve për këtë çështje”, thotë Haxhiu për lajmi.net.