Gostivar, pesë të lënduar rëndë nga një rrahje brutale

Pesë veta kanë marrë plagë të rënda nga rrahja brutale që ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Gostivarit.

Lajme

01/11/2014 16:40

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 3.25 të mëngjesit të sotëm.

Incidenti siç bëhet e ditur ka ndodhur pranë lokalit apo diskotekës së njohur “Bakardi” në Gostivar, raporton gazeta Lajm e Maqedonisë.

Policia theksoi se njëri nga pjesëmarrësit ka pasur edhe një pistoletë me gaz, mirëpo nuk ka arritur ta përdor. Të lënduarit në incident janë dërguar në Spitalin e Qytetit.