GOOOOOOOOOOL – Valmir Matoshi shënon në ndeshjen e tij të dytë, asistohet nga Ron Raci
Kosova ka shënuar golin e tretë kundër Andorrës. Mesfushori, Valmir Matoshi ka shënuar gol në minutën e 78-të, në paraqitjen e tij të dytë, transmeton lajmi.net. Goli u asistua nga Ron Raci. Dy golat e parë u shënuan nga Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani./lajmi.net/