Google, shkaktari që gruaja e zë burrin me… (Foto)

Donny Riding nga Leasowe i Anglisë, as që kishte mundur të besojë që një ditë do ta tradhtojë shfletuesi i popullarizuar i internetit Google, derisa po shijonte vesin e tij të preferuar.

Fun

21/07/2015 00:13

Pas një sulmi në zemër, mjekët e kishin paralajmëruar se duhet të heq dorë nga pirja e duhanit nëse dëshiron të ruaj shëndetin, por ai kishte vendosur të injorojë paralajmërimin e tyre.

Google 1Dhe pas një zënke me bashkëshorten, ai ishte fshehur në oborrin e shtëpisë dhe pa u menduar dy herë kishte shijuar në maksimum një cigare, transmeton lajmi.net.

GooglePor fatkeqësisht në ato momente kishte kaluar një makinë me kamera e Google ku kishte regjistruar gjithë ngjarjen.

Dhe porosia e këtij tregimi është shumë e qartë, kujdes nga makinat me ngjyra të ndryshme, pasi siç duket kompanisë Google asgjë nuk mund ti shpëtojë pa regjistruar.