Google i kthen përgjigje gjyshes 86 vjeçare (Foto)

Ben John një 24 vjeçar, hapi një ditë laptopin e gjyshes së tij kur shkoi për vizitë tek ajo, por ajo që ai pa, bëri që edhe rrjeti social Twitter të qesh e të thonë fjalë të ëmbla për të.

Fun

16/06/2016 13:07

Gjyshja May Ashworth nga Anlia ishte duke lexuar diçka, por për një moment ajo u ballafaqua me disa numra romak që nuk i njihte, transmeton lajmi.net

Ajo shumë shpejt edhe e gjeti zgjidhjen se si t’i kuptojë këta numra. Ajo u fut në ‘Google Search’, dhe shkroi numrin romak, por krejt çka e bën të veçantë është edhe mirësjellja e saj.

Ajo që gjyshja shkroi ishte: “Ju lutem më përktheni këta numra romak MCMXCVIII, faleminderit”.

Ndërkaq, nipi i saj nuk mundi të rezistojë pa e fotografuar këtë dhe e shpërndau në Twitter duke shkruar: “Omg, hapa laptopin e gjyshes dhe ajo kishte kërkuar diçka me “Ju lutem dhe Faleminderit”.

Jo vetëm kaq, pasi veprimi i gjyshes la të gjitha rrjetet sociale të mahnitura, Google sot i ktheu një përgjigje asaj.

E dashura gjyshe e Benit.

Shpresojmë të jeni mirë.

Në bilionë kërkime që bëhen në botë, ajo e jotja na bëri të qeshim.

Oh, numri që kërkuat është 1998.

Faleminderit.

Kjo ishte përgjigja që Google i ktheu gjyshes. /lajmi.net