Google kërcënon Australinë

Google, ka kërcënuar se do ta largojë motorin e kërkimit nga Australia nëse qeveria vazhdon me planet që t’i detyrojë gjigantët teknologjikë të paguajnë për përmbajtjet e lajmeve.

Auto & Tek

22/01/2021 20:06

Australia synon të bëhet vendi i parë në botë që detyron Google, Facebook dhe kompani të tjera të mëdha të paguajnë për përmbajtjet mediatike. Megjithatë, plani po refuzohet ashpër nga gjigantët.

Drejtoresha e Googlet për Australi dhe Zelandë të Re, Mel Silva, ka thënë se një projektligj i propozuar nga Qeveria e Scott Morrisonin për këtë çështje është i pazbatueshëm, transmeton Lajmi.net.

Në një deklaratë para Senatit të premten, Silva ka thënë se “nëse versioni aktual i projektligjit bëhet ligj, nuk na jepet rrugë tjetër veç se ta heqim nga dispozicioni Googlen në Australi”. /Lajmi.net