Google ju sjellë një mënyrë më të lehtë për blerje

Google ka një qëllim të ri: të ju bëjë që të shpenzoni para. Me përditësimin e fundit në Google Search, përdoruesit e Android së shpejti do të marrin njoftime rreth shitoreve pranë tyre, nëse ato kanë sjellur produktin që ata e kanë kërkuar ditë më parë në Google.

Auto & Tek

08/05/2014 19:47

Nëse keni kërkuar në Google për një palë këpucë të reja apo një palë pantollone të reja, mos u habisni nëse këto ju paraqiten në kartën e Google Now – duke ju njoftuar se shitoret pranë jush i kanë sjellur këto produkte.

Nëse keni kërkuar, ju do t\’i shihni produktet, çmimet e tyre dhe shitoret në të cilat mund t\’i gjeni ato.

Të gjitha këto detaje do të jenë të shfaqura në kartën e Google Now, që ka për qëllim të ju kujtojë se ju \”keni dashur t\’i keni ato\”, thotë Google.

Nuk është ende e qartë se sa produkte Google vazhdon t\’i gjurmojë në kohën reale të kërkimeve të përdoruesve apo se sa gjatë ato produkte mund të qëndrojnë në njoftimet e Google, por përdoruesit më pas mund t\’i kontrollojnë ato në mënyrë manuale dhe ti blejnë ato.