Google e punëson 12 vjeçarin

Google e ka bërë me kontratë punëtorin më të ri në moshë, një 12 vjeçar, me lejen e prindërve të tij. Talenti i teknologjisë do të punojë në krijimin e një rrjeti të ri social, të quajtur ‘Tech is social’, përmes së cilit do të mundohet ta shtjellojë dhe të tregojë se sa e rëndësishme…

Auto & Tek

23/11/2013 19:00

Google e ka bërë me kontratë punëtorin më të ri në moshë, një 12 vjeçar, me lejen e prindërve të tij. Talenti i teknologjisë do të punojë në krijimin e një rrjeti të ri social, të quajtur ‘Tech is social’, përmes së cilit do të mundohet ta shtjellojë dhe të tregojë se sa e rëndësishme është që të ndiqet siguria e komunikimeve.

Programuesi i ri, emri i së cilit është Nikos Adam, u zbulua nga Google gjatë një panairi kompjuterik në qytetin e Selanikut, ku ai e bëri prezantimin e ‘rrezikut të sulmeve kompjuterike, të cilat i kanë tronditur zhvilluesit’, sa që Google i kontaktoi prindërit e tij, për ta inkorporuar atë në listën e tyre.

Përpos këtij rrjeti social të veçantë, i cili do të lansohet në vitin 2014, Nikos Adam do të punojë në sistemin e sigurimit kundër sulmeve që e rrezikojnë sigurinë dhe në një platformë të lojës në rrjet, pa nevojën e një serveri.